Bashkim Hasani: “Dorë për dore me BDI-në” – Taravari ndërron krah, ndërron qëndrim, ndërron parime

Bashkim Hasani nga radhët e Lëvizjes VLEN ka reaguar me ironi dhe kriticizëm ndaj kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, tashmë pjesë e Qeverisë së re si ministër i Shëndetësisë në kuadër të BDI-së dhe Frontit Europian.
Në një postim të shkurtër, Hasani shpreh zhgënjimin për atë që e quan “hipokrizi në versionin kombëtar”, duke aluduar në bashkëpunimin e Taravarit me figura dhe struktura që më parë i kishte denoncuar si simbol të korrupsionit dhe klientelizmit.
🗣️ “Arbeni, tash më i BDI-së, dorë për dore me Bujarin dhe shokët e Soravis! Nga kritiku i korrupsionit, në pjesë e dekorit të tij. S’është për habi, kur korupsioni thërret, parimet heshtin”, shkroi Hasani.