Më datën 04.01.2021 në ora 11:30 minuta në Manastir nga ana e nëpunësve policorë të SPB Manastir është arrestuar M.Z. (24) nga Manastiri. Pas marrjes paraprake të urdhërit gjyqësor dhe pas bastisjes së kryer në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara, kurse nga babai i saj T.Z. (48) nga Manastiri gjatë bastisjes janë sekuestruar 48 copë municioni për pushkë karabin. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
