Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Bayern Munich ka rënë dakord për një përforcim të madh nga Ajax

1 min read

Mbrojtësi i djathtë i Ajax-it, Nusair Mazraoui, do të largohet nga Amsterdami në fund të këtij sezoni dhe do të kalojë në Allianz Arena.

Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare si lojtar i lirë, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një sezon shtesë.

Mazraoui në Bayern do të fitojë 4 milionë euro, plus bonuse shtesë. Me këtë, drejtuesit e klubit do t’ia plotësojnë dëshirën Julian Nagelsman, i cili për një kohë të gjatë kërkonte përforcimin në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Për Mazraouin ka pasur interesim edhe nga Barcelona, ​​por në fund Bayern Munich doli fitues në garën për nënshkrimin e tij.