Bayern Munich mposhti Freiburgun 3-0 në Allianz Arena. Skuadra e Thomas Tuchel kaloi në avantazh me një gol të çuditshëm të Kingsley Coman, i cili duke dashur të krosojë e drejtoi topin drejt portës dhe në minutën e 12-të befasoi portierin kundërshtar.
Leroy Sane shënoi 2-0 në minutën e 25-të pas një loje të shkëlqyer të dyfishtë me Harry Kane.
Goli i tretë ishte sërish vepër e Kingsley Coman në minutën e 85-të të takimit.