BDI: NJË FOTO QË DUHEJ TË ISHTE NDRYSHE

Fotografia  e djeshme e Prokurorit të Përgjithshëm Kocevski dhe Ministrit të Brendshëm Toshkovski, duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit, është një ironi e hidhur për drejtësinë dhe provë për shtetin e kapur nga pusheti.

Në vend të atij duarshtrengimi , ajo pamje duhej të ishte një skenë hetimi, ku Ministri i Brendshëm jep llogari për rolin e tij në tragjedinë e Koçanit.

Për më shumë se një vit, një klub nate funksionoi pa licencë, me dijeninë e plotë të zinxhirit komandues të policisë lokale. Pavarësisht paralajmërimeve të brendshme për shkeljet e rënda, përfshirë praninë e të miturve, përdorimin e drogës dhe materialeve piroteknike, asnjë veprim nuk u ndërmor.
Kjo neglizhencë çoi në humbjen tragjike të mbi 60 jetëve dhe plagosjen e mëse 200 personave.

Në vend që të shfaqte ndjeshmëri dhe të merrte përgjegjësi, Ministri Toshkovski vazhdon të shmang çdo lloj përgjegjësie morale apo ligjore.

Kjo sjellje përforcon përceptimin e një shteti të kapur, ku drejtësia është selektive dhe e ndikuar politikisht.

Kërkojmë që Prokuroria të veprojë me pavarësi dhe integritet, duke hetuar, pa vonesë dhe pa ndikime politike, të gjithë ata që kanë dështuar në detyrën e tyre për të mbrojtur qytetarët. Drejtësia nuk mund të jetë një shfaqje për media; ajo duhet të jetë një realitet i prekshëm për çdo qytetar.

Familjet e viktimave dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë përgjigje dhe drejtësi të vërtetë, jo memorandume bosh, premtime të rreme dhe fajtorë kujdestarë.

Koha për veprim është Tani!

STOP drejtësisë selektive!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights