BDI voton kundër 20 punësimeve të reja në Çair – vazhdon bllokimi politik në kurriz të qytetarëve

Sot, në mbledhjen e 54-të të Këshillit Komunal të Çairit, këshilltarët e BDI-së haptazi iu bashkuan bojkotit institucional që Ndërmarrjet Publike “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërimi”, nën ingerenca të Qytetit të Shkupit, po i bëjnë Komunës së Çairit.
BDI sot votoi kundër një propozim-vendimi të rëndësishëm të Kryetarit të Komunës për rritjen e numrit të punëtorëve sezonal nga 50 në 70, duke i mohuar kështu 30 qytetarëve të Çairit mundësinë për të punuar dhe për të kontribuar në pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Ndërsa të gjitha partitë e tjera votuan pro vendimit, këshilltarët e BDI-së zgjodhën rrugën e bllokadës, duke dëshmuar se për ta, interesat partiake dhe poenat politik janë më të rëndësishëm se mirëqenia e qytetarëve.
Problemin që Danella Arsovska bashkë me BDInë po ja shkaktojnë qytetarëve të Shkupit, dhe në veçanti të Çairit, ne tentuam ta zgjidhim përmes angazhimit konkret dhe vendimeve të nevojshme. Por, për fat të keq, BDI vazhdon të jetë pengesa kryesore në këtë proces, duke bllokuar çdo iniciativë pozitive vetëm për interesa të ngushta politike.
Çairi meriton më shumë! Qytetarët nuk duhet të mbeten peng i lojërave politike.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights