Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

BE dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshjen – Amerika do të furnizojë Evropën me gaz

1 min read

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidentja e KE-së Ursula von der Leyen kanë njoftuar formimin e një grupi të përbashkët për t’i dhënë fund varësisë së Evropës nga nafta dhe gazi rus.

Grupi, i cili do të kryesohet nga përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Komisionit Evropian, do të synojë të gjejë një furnizim alternativ të gazit të lëngshëm të naftës dhe të zvogëlojë kërkesën e përgjithshme për gaz, sipas CNN.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të furnizuar Evropën me të paktën 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në vitin 2022, në partneritet me vende të tjera, tha Shtëpia e Bardhë.

Varësia evropiane nga energjia, gazi dhe nafta ruse është dëshmuar të jetë një pengesë e madhe për përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën zyrtare për ndërhyrjen e saj në Ukrainë, raportojnë mediat amerikane.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar importet nga Rusia, është shumë më e vështirë për Evropën ta bëjë këtë, shtoi ai.

Grupi i sapoformuar synon gjithashtu të punojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe do të ketë efekt në reduktimin e emetimeve të metanit dhe rritjen e përdorimit të burimeve të energjisë së pastër, raporton CNN.