Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në Sarajevë se BE do të dyfishojë ekonominë e BeH nëse zbaton reformat. Nëse jo, fondet do të shkojnë në vende të tjera.

“Ne të gjithë e dimë se për të arritur këtë qëllim, Bosnja dhe Hercegovina duhet të veprojë e bashkuar. Ne, nga ana tjetër, nuk mund të lejojmë të rrëshqasim. Mesazhi im i dytë është se ne duhet të punojmë për t’i afruar ekonomitë tona. Ne kemi një plan për 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, sidomos kur bëhet fjalë për autostradat”, theksoi ajo.

“Ekonomia juaj është në 30 për qind të potencialit të BE-së dhe për këtë arsye plani i rritjes së këtij vendi është i rëndësishëm. Një parim tjetër është që Ballkani të hapë kufijtë dhe të zhvillojë tregun rajonal me një rritje të mundshme prej 10 për qind në fillim të këtij aktiviteti”, tha ajo.

By vull