Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

BE-ja ka miratuar rregulloren për universalizimin e karikuesve të celularëve

1 min read

Bashkimi Evropian ka miratuar legjislacionin e ri që kërkon që prodhuesit e telefonave celularë të mundësojnë universalizimin e karikuesve për këto dhe pajisje të tjera elektronike më të vogla, raporton Politico.

Kjo do të thotë se Apple do të duhet të standardizojë karikuesit e iPhone me karikues celularësh nga prodhues të tjerë në të ardhmen. Të gjitha kompanitë do të duhet të ndryshojnë karikuesit e tyre në karikues USB-C deri në fund të vitit 2024 dhe ky vendim u miratua nga Parlamenti Evropian.

Përveç celularëve, ky vendim përfshin edhe tabletët, tastierat, miun e kompjuterit, kamerat dixhitale, kufjet, altoparlantët portativë dhe konzolat e lojërave video. Nga viti 2026, karikuesi USB-C duhet të bëhet norma universale për të gjithë karikuesit për laptopë nga të gjithë prodhuesit.

Ky detyrim ndaj prodhuesve është të reduktojnë mbetjet elektronike nga karikuesit, të cilët në nivel të BE-së vlerësohet të gjenerojnë nga 11,000 deri në 13,000 ton mbetje elektronike. Për shkak të kësaj, rregullorja e re synon të reduktojë mbetjet duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re.