BE ka një plan të ri për Ballkanin 1

Brukseli ka një plan të ri për Ballkanin Perëndimor, qëllimi kryesor i të cilit është afrimi i rajonit me Bashkimin Evropian edhe para se të anëtarësohet me të drejta të plota. Plani i ri, i cili do të bazohet në katër shtylla, u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në forumin Globsec në Bratislavë.

Ajo detajoi këto katër pika:

“Për të gjitha vendet që janë anëtarësuar në BE në dy dekadat e fundit, aksesi në tregun e vetëm ka qenë shtytësi kryesor i rritjes ekonomike. Por vendet tashmë të vendosura në rrugën drejt BE-së duhet gjithashtu të përfitojnë nga tregu ynë i vetëm. Për shembull, Ballkani Perëndimor mund t’i bashkohet tregut tonë të vetëm dixhital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose siguria kibernetike. Ne mund të lehtësojmë tregtinë tonë në mallra dhe pagesa. Unë dua që tregu ynë i vetëm të jetë një shtytës i ndryshimit, jo vetëm për vendet që tashmë i janë bashkuar familjes, por edhe për ato që janë ende në rrugë”, theksoi Von der Leyen.

By vull