BE vazhdon sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë pasi kaluan kundërshtimet e qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili është pro-moskav.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaia Kalas, shkroi të hënën në rrjetin social “X” se ministrat e jashtëm të Bashkimit u pajtuan që sanksionet ndaj Rusisë të vazhdojnë.
“Kjo do të vazhdojë ta ndalë Moskën nga të ardhurat që financojnë luftën. Rusia duhet të paguajë për dëmin që shkakton”, tha Kalas, transmetoi Radio Evropa e Lirë.
Orbán, i cili mban lidhje miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, ka qenë kundër zgjerimit të sanksioneve ndaj Rusisë dhe rritjes së ndihmës evropiane për Kievin.
Kryeministri hungarez shprehu rezervat për veprimin e Kievit për të shkëputur marrëveshjen për kalimin e gazit rus nëpër Ukrainë për në Hungari.
Megjithatë, Komisioni Evropian (KE) premtoi të hënën se është “gati të vazhdojë bisedimet me Ukrainën për furnizimin e Europës përmes sistemit ukrainas të gazsjellësve”.