Thursday, July 25, 2024
spot_img

BE zbuloi mashtrimin me fondet IPARD në Shqipëri, do të bllokojë 112 milionë euro nga IPARD 3

Fondet në vlerën 33 milionë euro të dhëna nga Bashkimi Evropian si ndihmë për bujqësinë shqiptare janë keqpërdorur.

 

 Shifra u zbulua nga Zyra Kundër Mashtrimit e Bashkimit Evropian, OLAF, e cila rekomandoi gjithashtu bllokimin e paketës së radhës prej 112 milionë euro deri në marrjen e masave për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së, raporton Ora News.

 

Sipas të njëjtit burim, në raportin vjetor, OLAF zbulon edhe tre shkeljet kryesore të bëra me fondet IPARD, të cilat kanë bërë që Bashkimi Evropian të ndalojë këtë mbështetje në korrik.

– Aplikantëve iu kërkua të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulente lokale, kontratat u dhanë pa konkurrencë ose përmes konkurrencës së manipuluar (duke paraqitur oferta false), si dhe çmime të fryra dhe shkelje të rregullave të kontratës, thuhet në raportin e OLAF.

 

Sipas njoftimit të OLAF-it, pas një sërë hapash hetimor, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore dixhitale të dokumenteve që lidhen me përdoruesit e IPARD 2, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi parregullsi shumë të rënda gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve.

Zyra kundër mashtrimit e Bashkimit Europian informoi gjithashtu se një kopje e gjetjeve iu dërgua autoriteteve shqiptare për shkak të “veprimtarive të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit.

 

Përveç bllokimit të fondit prej 112 milionë eurosh për IPARD 3, OLAF i rekomandoi Komisionit Europian të shpallë të pavlefshme thirrjet një dhe dy të programit IPARD 2.

Mjetet totale nga këto thirrje arrijnë në 33 milionë euro. E martë/e premte/.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT