Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Bekteshi nuk pajtohet me “Grupin e Zjarrit”: Mbështetja për BDI-në po rritet

1 min read

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk pajtohet me të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit” sepse sipas tij mbështetja për BDI-në po rritet. Ai në të njëjtën kohë ka theksuar në “360 Gradë” se qëndrimi i tij ndaj ngjarjeve në BDI është i njëjtë me atë të Ali Ahmetit.

– Qëndrimi im personal sigurisht që është qëndrim i presidentit Ahmeti. Mendoj se kryetari Ahmeti ka elaboruar në detaje për zhvillimet në BDI në ditët e fundit. Diskutimi vazhdon brenda partisë. Pra, qëndrimi im, si ai i shumicës së anëtarëve të BDI-së, është qëndrimi i zotit Ahmeti… nuk do të pajtohesha, sepse po i shikojmë edhe sondazhet e fundit, ka qenë edhe një sondazh dje që i është njoftuar publiku, mbështetja për BDI-në është rritur në nivel kombëtar… Në përgjithësi, të gjitha shifrat, sondazhet tregojnë se BDI është partia e parë e padiskutueshme në bllokun politik shqiptar – tha Bekteshi.