Bekteshi paralajmëron investim të ri nga Belgjika me mbi 300 punëtorë

1 min read

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes një postimi në fejsbuk ka njoftuar për një investim të ri nga Belgjika, fabrikë për prodhimin e baterive e cila pritet të punësojë rreth 300 punëtorë.

Gjithashtu, Bekteshi gjatë vizitës në Bruksel, ka zhvilluar takim edhe me investorë të tjerë potencial për të investuar në Maqedoninë e Veriut.

Ja postimi i plotë i ministrit Bekteshi:

“Nga Belgjika investim i ri në Maqedoni të Veriut!
Fabrikë moderne pë prodhimin e baterive me mbi 300 punëtor” – ka shkruar Bekteshi.