Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe do të fitojë 200 milionë euro pagë neto në vit. Sulmuesi francez përfundoi zyrtarisht transferimin nga Real Madrid në Arabinë Saudite.
Prej ditësh dihet se Benzema do të vazhdojë karrierën në atë klub pasi bëri histori me fanellën e Real Madridit, të cilës i dha lamtumirën këtë fundjavë. Dhe në ndeshjen e fundit për Realin, ai shënoi një gol kundër Atléticos. Al Ittihad është vetëm klubi i tretë në karrierën e sulmuesit 35-vjeçar francez, i cili filloi si lojtar për Lyon, dhe është me Realin që nga viti 2009.
Në total, ai shënoi 354 gola për Realin dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit madrilen. Cristiano Ronaldo është i pari me 450 gola, kurse portugezi ka mbërritur pak më herët në Arabinë Saudite dhe ka veshur fanellën e Al Nasr. Benzema është fituesi aktual i “Topit të Artë”, dhe me Realin ka fituar pesë herë Champions League, si dhe Kampionatin Botëror për Klube. Ai gjithashtu fitoi katër tituj të La Ligës spanjolle.