Benzema mbetet te Reali

1 min read

Fituesi i Topit të Artë të sezonit të kaluar, Karim Benzema, ka vendosur të vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2024, raportuan sot disa media spanjolle dhe franceze.

Sulmuesi francez 35-vjeçar ka të drejtë të negociojë me klube të tjera pasi ai ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Realin, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Mediat theksojnë se Benzema ka marrë një ofertë nga klubi saudit Al Nasr, detajet e së cilës nuk dihen, por ai ka theksuar se nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Benzema është pjesë e Realit që nga viti 2009 dhe ka luajtur 621 ndeshje për klubin madrilen deri më tani, duke shënuar 334 gola dhe duke shtuar 160 asistime.