Benzina dhe Dizeli në ulje – më shumë kilometra, më pak mallkime

Komisioni Rregullator për Energjetikë: ulje e re e çmimeve të derivateve të naftës, në fuqi nga 12 prilli

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,40% krahasuar me vendimin e 10 prillit 2025.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,50 den/litër. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, dizelit EURODIESEL (D-E V), si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i mazutit M-1 NS mbetet i pandryshuar.

Nga data 12 prill 2025, në ora 00:01, çmimet maksimale me pakicë të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë EUROSUPER BS – 95: 71,50 denarë/litër

  • Benzinë EUROSUPER BS – 98: 74,00 denarë/litër

  • Dizel EURODIESEL BS (D-E V): 64,50 denarë/litër

  • Vaj për ngrohje ekstra i lehtë (EL-1): 64,50 denarë/litër

  • Mazut M-1 NS: 37,708 denarë/kilogram

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje mesatare: tek benzina 5,777%, tek dizeli 5,057%, tek vaji ekstra i lehtë 5,078%, dhe tek mazuti 1,745%. Kursi i denarit kundrejt dollarit, gjatë periudhës së kaluar, ka qenë më i ulët për 0,4851%.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights