Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Berisha i përshëndeti qytetarët e Maqedonisë të cilët “me votën e tyre e shpallën të vdekur nismën “Ballkani i Hapur”

2 min read

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish president, Sali Berisha, ka komentuar humbjen e LSDM-së në zgjedhjet vendore që çuan dhe në dorëheqjen e Zaev si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së.

Ai përshëndeti votuesit maqedonas, të cilët sipas tij i prenë biletën një aventurieri që e ktheu Maqedoninë e Veriut në “mollë sherri” për Bullgarinë dhe Serbinë.

Me ikjen e Zaev, sipas tij vdiq dhe nisma Ballkani i Hapur, një projekt kundër Kosovës dhe kombit shqiptar.

“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt votuesve të Maqedonisë së Veriut që i prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë.Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin Maqedonia e Veriut nuk ka qenë asgjë tjetër veçse juzhgia Serbia. Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së madhe por as Bullgarisë së madh. Ky vrapoi drejt Beogradit si të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i madh i Maqedonisë së Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros Ballkani i Hapur aty dhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Berisha.

Duke akuzuar se pas nismës “Ballkani i Hapur” qëndron Xhorxh Soros, ka shtuar se “nisma ka vdekur para dy ditësh me votimin e qytetarëve të Maqedonisë”.

“Si fantazmë në Ballkanin e pas luftrave shëtit aleanca triaterale Beograd-Tiranë-Shkup kryekëput kundër Kosovës dhe kombit shqiptar. Përshëndes qeverinë e Kosovës që qëndroi e palëkundur kundër kësaj nisme që sjell konfliktualitet, rikthen hegjemoninë e Beogradit në Rajon, një nismë që shndërron Shqipërinë dhe Maqedoninë në vasalë të Beogradit, që rrethon Kosovën me klika armiqësore, një vend që sapo doli nga luftrat dhe konfliktet”, ka thënë Berisha.

Sipas tij nuk ka nevojë për hegjemonizma por bashkëpunim mes vendeve të barabarta.