Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Nuk do ta njoh kurrë rezultatin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për media se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si farsë elektorale të manipuluar nga mazhoranca.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për blerje masive të votës përmes parave, kanabisit, prokurimeve dhe punësimeve. Ai shtoi se opozita do të ndjekë çdo rrugë për të denoncuar këtë proces, duke përmendur edhe një rezolutë të 30 prillit nga partitë e djathta europiane që paralajmëronte manipulimin.
“Nuk përjashtohet asnjë variant. Jam i gatshëm të udhëheq betejën për rikthimin e votës së lirë dhe ftoj çdo qytetar të ngrihet për të mbrojtur të drejtën e tij,” u shpreh Berisha.