Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Besimi – Lawson: Avancohet bashkëpunimi ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

2 min read

Avancimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Mbretërisë së Bashkuar, rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, si dhe thellimi i
bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të financave publike, këto ishin ndër temat më
të rëndësishme të takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me
ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Matthew Lawson
dhe zëvendësshefen e misionit në vendin tonë, Julia Smith.

Shkëmbimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 ishte 11.3% e shkëmbimit të
përgjithshëm tregtar të mallrave, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është rreth 10%.
Gjithashtu, eksporti në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë të përgjithshme prej 177.8
milionë euro, vitin e kaluar shënon rritje prej 24%, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit
është realizuar eksport përafërsisht prej 100 milionë euro.

Në kuadër të Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar ka fond më të madh të
investimeve të huaja direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit u dërguan urime për progresin e vendit tonë për eurointegrimet. Këto dy
vende partnere të NATO-s, theksuan edhe rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në
sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit.

Në këtë pjesë, me rëndësi të veçantë është edhe bashkëpunimi i Drejtorive Doganore
lidhur me parandalimin, hetimin dhe luftën kundër mashtrimeve doganore.
Ministri Besimi i dërgoi urime ambasadorit me rastin e emërimit të tij dhe i uroi punë të
suksesshme dhe bashkëpunim të frytshëm në fushën e financave publike.