Thursday, July 25, 2024
spot_img

BFI: DR.SELVER XHEMAILI ËSHTË USHTRUES DETYRE I MYFTINISË SË TETOVËS – QANI NESIMI ËSHTË VETËM UZURPATOR I SELISË SË MYFTINISË SË TETOVËS

Me rastin e sjelljes  së aktvendimit të përkohshëm nga Gjykata civile BFI-ja ashpër reagon kundër  vendimit të tillë dhe njofton opinionin me sa sa vijon:

  1. Qani Nesimi nuk është myfti i Tetovës në bazë të vendimit të Rijasetit, të sjellur më datë 08.11.2023, në të cilin është shkarkuar dhe i është tërhequr Muraselja. Andaj, nuk është i vërtete lajmi i shpalosur ne mediume dhe portale të ndryshme se gjoja Qani Nesimi mbetet Mufti, përkundrazi edhe me vendimin Gjyqesor te Gjykates Civile Shkup P1-86/24 Dr.Selver Xhemaili vazhdon te ngelet u.d. Mufti i Myftinisë së Tetovës.
  2. Qani Nesimi është mësimdhënës i rregullt në UT dhe si i tillë është uzurpator i hapësirave të Myftinisë së Tetovës, për veprimet kundërligjore Qani Nesimi ka edhe vendim gjykate me të cilin është dënuar për vepër penale nga ana Gjykatës Themelore Tetovë.
  3. Rijaseti i BFI-së, shpreh shqetësimin me rastin e sjelljes së vendimit të përkohshëm nga ana e Gjykatës civile Shkup dhe si të tillë e konsideron vendim të njëanshëm dhe përzierje në mënyrë flagrante në  vendimet e Rijasetit të BFI-së.
  4. Bashkësia Fetare Islame do të bëjë ankesë në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit në Shkup për të dalur e vërteta në shesh, dhe për të mbrojtur legjitimitetin e saj Kushtetutues brenda korrnizave të Kushtetutës së Shtetit të RMV-së.
  5. Bashkësia Fetare Islame në institucionet shtetërore përfaqësohet vetëm nga Reisul Ulemaja, kurse të gjithë personat tjerë dhe pozicionimet e tyre, emërohen nga Reisul Ulemaja dhe miratohen në Rijasetin e BFI-së.
  6. Vendimi i gjykatës civile është në kundërshtim me nenin 19 të Kushtetutës së Maqedoinsë së Veriut dhe nenit 5 nga Ligji per poziten juridike të bashkesive fetare në RMV me të cilën cenohet rëndë autonomia e BFI-së
  7. Selver Xhemaili vazhdon të ngelet u.d.Myfti i Myftinisë së BFI-së Tetovë.
  8. Me vendime të plotëfuqishme të Gjykatës së Lartë Administrative Qani Nesimi nuk është Myfti I Tetovës.
  9. Apelojmë deri te nëpunësit fetarë dhe besimtarët e Myftinisë së Tetovës, aktivitetet e tyre t`i bëjnë në koordinim me U.D Myftiun e Tetovës dr. Selver ef. Xhemailin

BFI-ja shumë shpejtë do te dalë në opinion edhe me emra dhe mbiemra,  kush qëndron pas tentativave në destabilizimin e BFI-së  nëpërmjet Qani Nesimit. Për gjithë këto do të njoftohet edhe Kori Diplomatik i akredituar në vendin tonë.

Shërbimi për informim

13.06.2024

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT