Bilall Kasami: 5 Maji – Ditë Kujtese dhe Nderimi për Dëshmorët e Tetovës

Lajmi:
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një mesazhi përkujtimor me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, ka theksuar rëndësinë e kësaj date për historinë dhe ndërgjegjen kolektive të qytetit. Ai u shpreh se kjo është një ditë reflektimi dhe përulësie përpara atyre që dhanë jetën për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor.
“5 Maji është data që na fton të ulemi me përulësi përpara historisë sonë. Është dita e kujtesës, kur Tetova përkulet me respekt përpara bijve dhe bijave të saj që sakrifikuan për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor,” tha Kasami.
Ai shtoi se trashëgimia e dëshmorëve është udhërrëfyes për të ardhmen dhe bëri thirrje për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më humane.
“Le të jemi të denjë për gjakun e tyre,” përfundoi kryetari Kasami.
Lavdia për dëshmorët dhe popullin tonë, përfundon mesazhi i tij.