Bilall Kasami nderon heroin Mujdin Aliu në përvjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në ngjarjen përkujtimore “Krosi Pranveror Mujdin Aliu”, e cila për të 21-tin vit me radhë organizohet nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti” në fshatin Poroj, me rastin e Ditës së Rënies së dëshmorit të kombit Mujdin Aliu.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kasami theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti që shkon përtej sportit dhe shndërrohet në një marshim të kujtesës kombëtare.

“Nder për mua të jem pjesë e një ngjarjeje që përkujton veprën e njërit prej heronjve më të denjë të kombit tonë. Mujdin Aliu nuk garoi për medalje – ai dha jetën për lirinë tonë. Çdo hap që bëjnë nxënësit në këtë kros është një hap mbi gjurmët e sakrificës së tij”, tha Kasami.

Aktiviteti sportiv përfshiu nxënës nga shkolla të ndryshme, të cilët garuan në distanca të përshtatura sipas moshave, duke e kthyer përkujtimin në një manifestim edukues, historik dhe qyteta

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights