Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Bisedë telefonike Osmani – Escobar

2 min read

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Temë diskutimi ishte invazioni i Rusisë mbi Ukrainën, me ç’rast Ministri Osmani riafirmoi pozicionin e shtetitpër dënim të ashpër të intervenimit ishtarak, duke bërë thirrje kështu për ndërprerjen e veprimeve ushtarake dhe tërheqjen e trupave ushtarake ruse.

Osmani e rikonfirmoi mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ndërsa gjatë bisedës përshëndetën ndihmën ushtarake dhe humanitare të ofruar nga të dyja palët si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për popullin ukrainas.

Gjatë bisedës, u përshëndet dënimi nga mbarë bota për invazionin ushtarak, me çka u vërejt se mungon reagimi adekuat nga ana e RP Kinës me gjykim të qartë për agresionin rus. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për thirrje të përbashkët globale ndaj Rusisë për ndërprerjen e aktiviteteve ushtarake, që paraqesin rrezik për sigurinë e Evropës dhe botës në përgjithësi.

Ministri Osmani falënderoi palën amerikane për mbështetjen e vazhdueshme për qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, si dhe kontributin e përgjithshëm në stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Ballkanit Perëndimor. E theksoi nevojën për një prani më të fortë të SHBA-së në rajonin tonë si një garanci e fuqishme për siguri rajonale dhe evropiane