BLERTON SULEJMANI KAMPION I MAQEDONISË, NË PIEDESTAL SHOQËROHET NGA DRIN LIMANI DHE AMIN OSMANI!
1 min read
Sot në Gostivar (26.11.2022) u mbajt Kampionati Shtetëror për kadet, junior dhe senior të rinj U-21.
Shkëndija morri pjesë me pesë garues nën udhëheqje të trajnerit Veton M. Murati dhe shenoi këto rezultate:
– BLERTON SULEJMANI vendi i parë 🥇, kadet -70 kg
– DRIN LIMANI vendi i tretë 🥉, junior -61 kg
– AMIN OSMANI vendi i tretë 🥉, kadet +70 kg
Ndërsa nesër në Tiranë, në Kampionatin Mbarëkombëtar për nder të 28 Nëntorit, të pesë garuesit Drin Limani, Bleri Zeqiri, Asim Kadriu, Drin Limani, Amin Osmani dhe Blerton Sulejmani do i bashkangjiten pjesës tjetër të ekipit që udhëhiqet nga trajnerët Veton B. Murati dhe Vegim Murati ku do prezentojnë klubin bashkërisht me garuesit më të rinj.
You must be logged in to post a comment.