Bojkot në Kroaci për shkak të çmimeve tepër të larta

Sot në Kroaci ka një bojkote të dyqaneve, zinxhirëve të shitjeve me pakicë dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, në bazë të iniciativës që filloi në grupin e Facebook-ut “Alo, Inspektor”, e cila është mbështetur nga Qendra Europiane për Konsumatorët Excellence (ECIP), dhe që nga atëherë është mbështetur nga kompani mbrojtëse të konsumatorëve, sindikata, parti politike dhe madje edhe vetë ministri i Ekonomisë.
Kjo iniciativë filloi me mesazhe që u shpërndanë në rrjetet sociale në ditët e fundit. “Më 24 janar në Kroaci do të ketë bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimeve. U bëhet thirrje njerëzve të mos blejnë asgjë sot. Sigurohuni për këtë ditë siç do të bëni në një të dielë,” thuhet ndër të tjera në mesazhe.
Mediat kroate, këtë mëngjes kanë publikuar foto dhe video për mënyrën se si po funksionon bojkoti. Sipas Index.hr, në disa nga zinxhirët e mëdhenj të shitjeve, nuk ka blerës.