Home Vendi Borrell anuloi fluturimin për në Bruksel

Borrell anuloi fluturimin për në Bruksel

0

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka anuluar fluturimin e tij për në Bruksel, bëjnë të ditur burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë. Takimet në Ohër me liderët e Serbisë dhe Kosovës kanë zgjatur më shumë se 10 orë.

Ai sot në ora 10:30 nisi takimet në Ohër në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Fillimisht pati takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e më pas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takime merr pjesë edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Më pas pati një takim trepalësh.

Previous article“Do ju kryqëzoj!”- Arrestohet shqiptari që kërcënoi me vdekje kryebashkiakun në SHBA
Next articlePjesa e vetme e rrugës së Arbrit në të cilën ende nuk është hapur qarkullimin e të gjitha automjeteve është ajo nga ura e Vashës