23 të vdekur, 13 të plagosur,masakër në një kafene meksikane (VIDEO)

vull

Të paktën 23 njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një sulm në një kafene në qytetin bregdetar meksikan Koacakoalkos.

Sulmuesit dogjën ambientet, duke vrarë tetë gra dhe 15 burra.

Zyra e prokurorit të shtetit meksikan Verakrus tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bombat ndezëse.

Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht tetë vjet pasi 52 njerëz u vranë në një zjarr të shkaktuar në një kazino në Monterey.

Zjarri ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës Zetas për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre reket.

Next Post

Gruevski: Mos hapni varrin e tjetrit, sepse do të bini vetë në të

Ish-kryeministri i dënuar, azilanti Nikolla Gruevski sot përmes profilit të tij në rrjetin sociale Facebook ka dërguar urim me rastin e festës së Ngjitjes së Shën Mërisë.   “Sot është një ditë gëzimi. Një nga festat më të mëdha të krishterimit në Republikën e Maqedonisë, që nga viti 2007 edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: