Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Abazovic u takua me Papa Françeskun në Vatikan

1 min read

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka  takuar sot Papa Françeskun  në Vatikan.

Abazovic ishte i ftuari i nderit në Audiencën e Përgjithshme të mëngjesit të sotëm, të udhëhequr nga kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku. Pas ceremonisë, Papa Françesku zbriti në foltore për të përshëndetur të ftuarit dhe me atë rast zhvilloi një bisedë të shkurtër me zëvendëskryeministrin Abazoviq.

Gjatë bisedës, Abazovic e ftoi atë të vizitojë Malin e Zi dhe në këtë mënyrë t’i përmbushë besimin Emili Ognjanoviqit, babait të tij shpirtëror nga Argjentina, me origjinë malazeze.

Papa iu përgjigj: “Për shkak të At Ognjanoviqit, edhe unë jam malazez”.

Pas bisedës, Papa Françesku i dha një dhuratë modeste Abazovicit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit të tij.

Pas ceremonisë, Abazovic vizitoi Ambasadën e Malit të Zi në Vatikan, ku bisedoi me të ngarkuarin me punë në Ambasadën në Selinë e Shenjtë,  Gojko Çelebiq .