Ajo ishte vetëm tre muajshe kur u birësua, 25 vjet më vonë jeta e saj ndryshoi rrënjësisht!

vull

Anais Bordier, 33, nga Koreja e Jugut, ishte vetëm tre muajshe kur u birësua nga prindërit e saj në Paris. Në dokumentet e saj thuhej se ajo nuk kishte vëllezër ose motra, por ajo gjithmonë mendonte se kishte një motër.

Në vitin 2012, ajo shkoi në Londër për të studiuar dizajnin e modës dhe një ditë ajo zbuloi aksidentalisht në YouTube se kishte një motër binjake.

“Unë kisha një shoqe imagjinare me emrin Anna dhe ajo ishte gjithmonë me mua. Unë fola me të gjithë për të edhe pse nuk e dija atëherë që kisha vërtet një motër,” tha Anais.

“Unë pashë një video në YouTube në të cilën isha unë! Ishte vërtet e çuditshme për mua, sepse nuk e bëra atë video. Isha e sigurt se ishte një shaka, përveç nëse isha aq e dehur sa nuk më kujtohet. Kjo ishte gjëja më e çuditshme, thjesht nuk mund ta kuptoja. Flokët tanë ishin të njëjtat, madje kishin edhe pirça – gjë që është vërtet e pazakontë për një vajzë me atë origjinë. Por kishte një theks amerikan. Unë u përpoqa të qëndroja e qetë, por ndjeva se diçka e mahnitshme po ndodhte,” tha Anais.

Për dy muaj ajo u përpoq pa sukses për të gjetur vajzën nga videoja, dhe pastaj në shkurt 2013, shoqja e saj Kesang pa vajzën përsëri – në një njoftim filmi.

“Duart e mia po dridheshin kur kërkova emrin e saj në Google dhe gjeta Samantha Futterman. Pastaj pashë datën e ditëlindjes së saj – 19 nëntor 1987,  Ajo ishte nga Korea. Një zë brenda meje tha se ajo ishte motra ime binjake”, tha vajza.

Kur ia tregoi të gjitha këto nënës së saj, ajo i dërgoi një mesazh Samantës në Facebook. Ajo priti me padurim për një javë përgjigje. Ndërkohë, në Los Angeles, Samantha po përgatitej për premierën e filmit.

“Kur pashë që një person që dukej si unë më kishte dërguar një mesazh, fillimisht mendova se ndonjë i çmendur kishte përdorur fotot e mia. Pastaj lexova mesazhin e saj dhe u trondita”.

Ata filluan të korrespondonin dhe pas tre muajsh dhe vendosën të takoheshin. Samantha arriti në Londër.

“Kur hapa derën, u ndjeva sikur po humbja vetëdijen. Ne nuk mund të ndalemi së shikuari njera-tjetrën,” tha Anais.

Pavarësisht nëse kalojnë kohë së bashku apo janë të ndarë, ata takohen çdo vit.

“Mezi pres të plakem dhe t’u tregoj nipërve dhe mbesave tona se si u njohëm. Thjesht kemi kaq shumë gjëra për të pritur së bashku”, u citua Anais

Next Post

Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Gostivar, nënë e bijë përfundojnë në spital (FOTO)

Nënë e bijë kanë përfunduar në spital me plagë të rënda pas makina e tyre të cilën e drejtonte e bija ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në autostradën Tetovë-Gostivar. Shkaqet e ak*sidentit akoma nuk dihen, por supozohet të jetë shpejtësia e ngasjes së makinës. Personat e lënduar nga makina […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: