“Myslimanët duhet të shmangin tubimet sepse ato janë shkaku kryesor i përhapjes së infeksionit dhe të kujtojnë se ruajtja e jetës së njerëzve është një veprim i shkëlqyeshëm që i afron ata me Zotin,” tha këshilli saudit në një deklaratë.transmeton KohaNews.
Myftiu i Madh i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sheik Abdulaziz Al-Sheik, shprehu të njëjtin mendim të Premten, duke thënë se lutjet gjatë Ramazanit duhet të kryhen në shtëpi.
Për sa i përket situatës epidemiologjike, Arabia Saudite deri më tani ka konfirmuar 8,274 raste të koronavirusit dhe 92 vdekje./KohaNews