Biden: Demokracia jonë është nën sulm

vull

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thënë se trazirat në Uashington sot nuk përfaqësojnë Amerikën.

“Në këtë moment, demokracia jonë është nën sulm, ka pasur një sulm në Kështjellën e Lirisë – Kapitol, një sulm ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve publikë, oficerëve të policisë detyra e të cilëve është të mbrojnë paqen,” tha ai.

Ai shtoi se ky është një grup i vogël ekstremistësh.

“Ky është kaos dhe duhet të marrë fund tani,” tha Biden. Ai i bëri thirrje turmës që të tërhiqet dhe të lejojë demokracinë të vazhdojë punën e saj.

 

“Unë e nxis Trump të paraqitet në televizionin kombëtar dhe të përmbushë betimin e tij, të mbrojë Kushtetutën dhe të kërkojë fundin e këtij rrethimi,” tha Biden, duke shtuar se katër vitet e ardhshme duhet të jenë një rinovim i demokracisë, sundimit të ligjit dhe mirësjelljes.

Next Post

Një shtet tjetër amerikan me një hap të guximshëm: Nga viti 2035, qytetarët do të jenë në gjendje të blejnë vetëm një makinë elektrike ...

Massachusetts do të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë nga viti 2035. Shteti amerikan po ndjek hapat e Kalifornisë, autoritetet e së cilës gjithashtu kanë marrë një vendim të ngjashëm. Duke shpjeguar vendimin, guvernatori Charlie Baker tha se 27 për qind e shkarkimeve të Massachusetts vijnë nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: