Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Biden: Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë

1 min read

Presidenti amerikan Joseph Biden tha sot se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihmë ushtarake shtesë në vlerë rreth 800 milionë dollarë në Ukrainë, që është një total prej një miliardë dollarësh ndihma të caktuara për Ukrainën.

“Me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ne do ta ndihmojmë Ukrainën të prokurojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë”, tha Biden në një deklaratë të shkurtër, duke shtuar se ndihma shtesë mund të përfshijë drone.

Deklarata e Biden vjen pas fjalimit të Zelenskit në Kongresin Amerikan.

Në një fjalim online në Kongres sot, presidenti ukrainas rinovoi thirrjen e tij për krijimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, në mënyrë që të mbrohet nga sulmet ajrore ruse.

Zelensky, i cili mori duartrokitje të vazhdueshme nga Kongresi përpara fillimit të fjalimit, publikoi një video të qyteteve të Ukrainës nën bomba.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti i Ukrainës hodhi një paralele midis sulmit rus në Ukrainë, sulmit terrorist në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001 dhe sulmit në bazën amerikane në Pearl Harbor në 1941.