Biden vazhdon masat urgjente në Ballkan: Dhuna ekstremiste kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të SHBA

vull

Presidenti amerikan Joseph Biden ka zgjatur me një vit masat urgjente për Ballkanin, sipas një dekreti të Shtëpisë së Bardhë.

 

“Aktet e dhunës ekstremiste dhe aktiviteti pengues, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që po pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe ekstrem për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së. ” thuhet në dokument.

Prandaj, Biden vendosi se ishte e nevojshme të vazhdonin masat emergjente në fuqi, të shpallura me Urdhrin Ekzekutiv 13219 për Ballkanin.

Dekreti origjinal për masat emergjente në lidhje me rajonin, i cili hyri në fuqi më 26 qershor 2001, u miratua nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, sipas një ligji që trajtonte kërcënimet e pazakonta dhe të mëdha ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së. Rregullorja u zgjat më vonë në 2003 dhe 2021.

Masat e tilla mund të zgjaten çdo vit nëse presidenti publikon një njoftim në Regjistrin Federal dhe i dërgon një njoftim Kongresit duke thënë se do të vazhdojë të zbatohet pas datës së përvjetorit, raportoi Blic.

 

 

 

Next Post

Retina Halili: Stilimin e kam dhuratë nga mamaja ime

Ajo është stiliste e re por e njohur pothuajse kudo në Shqipëri e jashtë saj. Retina Halili, bijë e një stilisteje artiste në fushën e saj Merita Halilit, vjen në një intervistë të veçantë për të folur rreth punës, pasionit dhe karrierës si kreatore veshjesh për të rritur dhe fëmijë. […]

Subscribe US Now