Bill Clinton kujton udhëtimin e fundit me Albright në Kosovë: Ajo ishte shumë e lumtur atë ditë

vull

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shkruar për vdekjen e ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, duke kujtuar udhëtimin e fundit që ata të dy kishin bërë së bashku – në 20 vjetorin e shpalljes shtet të Kosovës.

“Pothuajse tre vjet më parë, ne bëmë udhëtimin e fundit së bashku për të festuar përvjetorin e 20-të të Pavarësisë së Kosovës, kur ata i dedikuan një statujë në qendër të Prishtinës. Ajo kishte një ditë shumë të lumtur atë ditë, që e meritonte”, ka shkruar Clinton në telegramin e ngushëllimit.

“Ajo e dinte se vendimet politike të Amerikës kishin fuqinë të bëjnë një ndryshim në jetën e njerëzve në mbarë botën, ajo e shihte punën e saj si një obligim dhe mundësi. Dhe ajo e bëri këtë për të arritur paqe, siguri, dhe prosperitet: duke e ndalur spastrimin etnik në Bosnjë dhe Kosovë: dhe duke mbështetur zgjerimin e NATO-s në Evropën Qendrore”, thuhet më tej në shkrimin e ish-presidentit.

“Hillary dhe unë gjithmonë do të jemi thellësisht mirënjohës për shoqërinë e mrekullueshme dhe këshillat të pagabueshme që ajo na dha gjatë këtyre viteve”.

Clinton dhe Albright ishin vendimtarë në ndërhyrjen e NATO-s në luftën në Kosovë, kur Serbia po bënte spastrim etnik ndaj popullatës shqiptare.

Next Post

Qeveria paralajmëron mundësinë e uljes së çmimeve në pikat pagesore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski ka paralajmëruar revidim të çmimit të pikave pagesore. Për momentin nuk dihet se cilin model do ta zbatoj Qeveria, dhe as për sa për qind do të jetë ulja e çmimeve. “Si Qeveri jemi duke shqyrtuar modalitetet dhe mundësitë që të shohim se […]

Subscribe US Now