Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Borel: BE po shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë

1 min read

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha mbrëmë vonë në Nju Jork se BE po shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë pas “përshkallëzimit” të paralajmëruar nga Moska. 

Borrell e tha këtë pas takimit jozyrtar të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Nju Jork, të mbajtur në margjinat e debatit të përgjithshëm në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ministrat deklaruan në takim se dënojnë ashpër “përshkallëzimin e fundit të Rusisë”.