Delegacioni i MAPL-së vazhdon takimet për bashkëpunimin komunal ndërkombëtar me qytetin e Norwalk, qytetin Johnston dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s

vull

Delegacioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë realizuar takimet me përfaqësuesit e qyteteve Norwalk dhe Johnston, si dhe kanë vizituar Gardën Kombëtare të IOWA-s.

Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar iniciativat dhe projektet konkrete që parashihen të realizohen në fushat si: zhvillimi ekonomik lokal, siguria, arsimi, punësimi, shëndetësia dhe kultura.

Delegacioni i MAPL-së në qytetin e Norwalk është pritur nga kryetari i qytetit Tom Phillips, në qytetin e Johnston nga menaxheri i qytetit, shefi i departamentit të policisë Dennis McDaniel, ndërkaq në Gardën Kombëtare janë pritur nga Majori Michael Wunn dhe po ashtu janë takuar edhe me Adjutant Gjeneral Stephen E. Osborn. Përveç këtyre takimeve, delegacioni i MAPL-së është takuar edhe me Adjutant Gjeneral Timothy Orr.

Next Post

Përfaqësimi shembullor e dinjitoz në çdo kompeticion garues sportiv, arritjet e vazhdueshme ekipore dhe individuale janë imazhi i Çairit të kampionëve.

Mentalitetin fitues e dëshmuan edhe nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” duke triumfuar në turneun e futbollit të vogël (futsal) të organizuar në konkurencë të të gjitha shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, të cilët sot Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, sëbashku me kryetarin e kampionëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: