Dimitrov: “Falënderojmë Austrinë mike, vendet tjera anëtare dhe Komisionin Evropian për solidaritetin.”

vull

Sot hyn në fuqi marrëveshja trepalëshe mes Maqedonisë së Veriut, Austrisë dhe Fajzer/ BioNTek për furnizimin e 119.600 dozave të vaksinës kundër COVID-19.

 

Pas njoftimit të Komisionit Evropian në dhjetor të vitit të kaluar për sigurimin e mekanizmit për shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes programimit të mjeteve të IPA-s në vlerë prej 70 milion euro, informojmë se sot hyn në fuqi marrëveshja trepalëshe mes Maqedonisë së Veriut, Austrisë dhe Fajzer/BioNTek për furnizimin e 119.600 dozave të vaksinës kundër COVID-19.

 

Dimitrov: “Falënderojmë Austrinë mike, vendet tjera anëtare dhe Komisionin Evropian për solidaritetin. Kjo ndihmë për qytetarët e maqedonisë nuk do të ishte e mundur pa përpjekje e MPJ-së së Austrisë Shalenberg dhe Euro-komisionerin Varheji, të cilëve do të doja edhe personalisht ti shpreh mirënjohjet e mija, në veçanti duke pasur parasysh sfidën për sigurimin e vaksinave, si në vendete anëtare të BE-së, ashtu edhe globalisht.

 

Me këtë marrëveshje nuk shteren gjitha mjetet, duke pasur parasysh atë se në kuadër të mekanizmit Maqedonisë së Veriut i u ndanë edhe 8,19 milion euro. Qeveria, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të vazhdojë me negociata për nënshkrimin e marrëveshjeve trepalëshe shtesë deri në shfrytëzimin e plotë të grant mjeteve. Ky furnizim konkret do të dorëzohet në baza katër mujore, duke filluar nga java e parë në maj, kur priten rreth 19,000 doza.​

Next Post

Burri vret gruan në Strugë pastaj tenton të vetëvritet

Një vrasje ka ndodhur sonte në Strugë në rrugën Risto Krle. Sipas informacionit të parë jozyrtar, është një vrasje e kryer nga një burrë ndaj gruas së tij. Burri së pari e theri me thikë gruan e tij dhe më pas u përpoq të bënte vetëvrasje. Jozyrtarisht, burri u dërgua […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: