Dimitrov në takime në Parlamentin Slloven

vull

Në takim me Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin Slloven, Marko Pogaçnik dhe me Kryetaren e Komitetit për Politikë të Jashtme, Monika Gregorçiç u riafirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral dhe parlamentar si dhe qëndrimet e shkëmbyera për gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut ti fillojë negociatat aderuese.

Dimitrov: “Sllovenia është një nga miqtë më të afërt të Maqedonisë së Veriut. Kjo afërsi edhe kjo marrëdhënie i tejkalon ideologjitë politike dhe familjet. Sllovenia gjithmonë ka qenë shembull si mund të bëhet depërtimi në rrugën evropiane”.

Nga ana sllovene u theksua se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian paraqet interes politik, ekonomik, kulturor historik dhe siguri të Sllovenisë. Pogaçnik dhe Gregorçiç theksuan se zgjerimi medoemos të jetë proces i parashikueshëm dhe i realizueshëm.

Next Post

Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: