Dubai krijon “shiun artificial”, stimulon reshjet me dron (VIDEO)

vull

Moti ekstrem ka goditur botën, ku disa vende po përmbyten ndërsa disa të tjera po “digjen” nga temperaturat e larta.

Dubai është ndër vendet që temperaturat kanë thyer rekorde. E teksa vendi po përballet me temperatura të larta autoritet kanë menduar të krijojnë “shiun artificial” për të ulur sado pak temperaturat, të cilat kanë arritur në 49°C.

Shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi ​​pamje video të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Next Post

Carovska në takim me të rinjtë: Nga shtatori, nxënësit do të marrin bursa në vlerë prej 3.500 denarë

Mesatarisht për 11% rriten bursat për nxënësit të cilët do të paguhen me fillimin e viti të ri shkollor. Me vendimin e Qeverisë që u  sjellë të hënën në vend të vlerës prej 2,200 deri 2,970 denarë në muaj nxënësit do të marrin bursë në vletë prej 3.500 denarë. Vlera […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: