Epoka e dronëve “Bayraktar”: Të lirë, efikas, por s’mund të përdoren kundër Turqisë

vull

Fillimisht në Nagorno Karabakh, ku më 2020 u luftua mes Azerbajxhanit e Armenisë dhe tash në Ukrainë, dronët turq “Bayraktar TB2” po tregohen tejet efikas për të eliminuar caqet e armikut.

Edhe më të mirë bëhen kur kuptohet se janë relativisht të lirë për dallim me dronët tjerë. E edhe më të mirë, pasi kontrollohen nga larg, pra nuk kanë pilot.

Sipas të dhënave, kushtojnë mes 1 e 2 milionë euro për prodhim, ndërkohë që shiten rreth pesë milionë euro, shumë më lirë se për shembull një helikopter që nuk ka aftësinë sulmuese të tij.

Falë dronëve turq, Azerbajxhani pati një avantazh të madh në luftën e vitit 2020 kundër Armenisë në Nagorno-Karabakh, duke i shkaktuar dëme të mëdha Armenisë. Gjitha sulmet xhiroheshin nga kjo fluturake dhe më pas postoheshin në rrjete sociale.

Njëjtë po ndodh edhe në Ukrainë. Ushtria ukrainase besohet se disponon me 18 dronë “Bayraktar Tb2”, të blerë më 2019. Me ta, ushtria ukrainase thotë se ka shkatërruar numër të madh të pajisjeve ushtarake ruse.

Së fundi, shkatërroi edhe një tren që po barte naftë për furnizim të tankeve ruse në brendësi të Ukrainës.

Karakteristikat e “Bayraktarit”

Droni është vetëm 6.5 metra i gjatë, me një hapje krahësh prej 12 metra dhe një motor me 100 kuaj fuqi. Ai ka aftësinë të shkatërrojë forcën ushtarake kundërshtare edhe për shkak të gjurmës së tij të vogël në radar, kryesisht kalon pa u vënë re.

Kompania turke Baykar ka instaluar një ndërprerës që kontrollohet nga distanca.

Turqit thonë se çdo “gërmim” brenda dronit për të modifikuar në këtë aspekt, rezulton me dëme të mëdha dhe bëhet i papërdorshëm.

I dëshmuar në luftëra

Bayraktar tregoi forcën për herë të parë në vitin 2020, kur turqit shkatërruan 73 automjete ushtarake të Sirisë. Më pas, ndodhi buja më e madhe e tij – aplikimi i famshëm në luftën për Nagorno Karabakh, kur ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi tanke të shumta armene dhe automjete të tjera ushtarake.

Next Post

Johnson: Putin është një kriminel lufte

Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti sot presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte dhe i bëri thirrje OKB-së që të dënojë pushtimin rus në Ukrainë. Komentet e tij në Parlament shkaktuan duartrokitje nga ambasadori aktual i Ukrainës. Shumë deputetë ishin veshur blu dhe të verdhë. “Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: