Flet xhaxhai i Ilirit, personi që i mori jetën bashkëshortes në Zvicër

vull

Në Dietikon ZH të Zvicrës, verimaqedoniani Ilir B. (37) vrau bashkëshorten e vet (34) me armë të ftohtë. Ai më pas u arratis në Zvicrën Lindore, ku u arrestua pak kohë më vonë. Përmes «Blick», tani është prononcuar xhahai i vet.

Ishte pika kritike e një konflikti martesor të përshkallëzuar: Ilir B. (37), një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, të hënën e theri për vdekje gruan e tij Luiza B. (34) në Dietikon ZH , shkruan «Blick». Pas veprimit të përgjakshëm, burri 37-vjeçar merr djalin dhe arratiset te të afërmit në Zvicrën Lindore, ku më në fund arrestohet nga policia zvicerane.

Shpejt bëhet e qartë: Akti kishte një histori të mëhershme. Qysh në vitin 2018, vrasësi i mëvonshëm ishte regjistruar në dosjen policore për dhunë dhe kërcënime ndaj gruas së tij, me të cilën ishte 16 vjet së bashku.

Për herë të parë, xhaxhai i Ilir B. shpreh mendimin e vet, nipi i tij jetoi me të për një kohë të gjatë. Xhaxhai nuk mund ta imagjinojë një motiv për vrasjen. “Edhe unë nuk e di se çfarë mendimesh mund t`i kenë ardhur në kokë atë ditë. Vetëm Iliri e di atë ”, thotë ai në medime. Xhaxhai nuk beson se religjioziteti i vrasësit mund të kishte lidhje me motivin. “Ai sigurisht nuk është një mysliman radikal”.

Edhe për të, humbja e Luiza B. peshon shumë: “E doja dhe respektoja si fëmijën tim. Në fund të fundit, ajo i dhuroi nipit tim katër fëmijë, të cilët ne nuk e dimë se ku ndodhen tani “.

Për vetëm një ditë, i moshuari jo vetëm që humbi Luiza B., e cila ishte si një vajzë për të, por edhe nipin e tij.

Por, në lagjen e dikurshme të Luiza B. për Ilir B. kanë mbresa më të këqija. “Jam i sigurt se ai e rrihte rregullisht”, thotë një banore lokale.

Xhaxhai i vrasësit thotë vetëm: “Iliri sigurisht se nuk është engjull. Por ai nuk është as djallë”. Dhe: Tani ai ka frikë për imazhin e shqiptarëve në Zvicër. Ai pohon: “Shqiptarët nuk janë të ardhur nga mali, të cilët problemet e veta i mbrojnë me dhunë”.

 

Next Post

Steve Jobs është gjallë? Fotografia që po çmend gjithë rrjetin

Disa persona ishin të bindur që ishte vërtetë Steve Jobs, ndërsa të tjerë kundërshtuan duke u shprehur se ai nuk mban në dorë një orë Apple. Steve Jobs ishte një sipërmarrës dhe themeluesi i kompanisë më të madhe në botë APPLE po ashtu dhe aksionari mazhoritar i Pixar, anëtar i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: