Gjergj Zefi Dedivanaj i lindur dhe rritur në Amerikë, pagëzon djalin me emrin Adem, nuk harron kurrë kmbin shqiptar

vull

Gjekë Gjonaj

Bashkëvendasi im në mërgim në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Gjergj Zef Dedivanaj nga fshati Delaj të malit të Trieshit, në hyrje të pronës të të parëve të tij në vitin 2016 ka ndërtuar një derë jashtëzakonisht të madhe me simbolin e shqiponjës dykrerëshe. Kjo derë e veçantë për nga simbolika, me dy pllaka të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze, ka kohë që tërheq vëmendjen e çdo kalimtari apo vizitori të rastit, të cilët me kënaqësi ndalen dhe fotografohen para saj. “ Simboli Shqiponja në kreshta është një dhuratë këtyre trojeve kreshnike nga Gjergj Zefi Dedivanaj me djemtë Ademin, Kristianin, Jozefin dhe Dedën me banim në SHBA, si shenjë respekti për vendlindjen e të parëve ku rrjell gjaku dhe rrënjët.Ky symbol kombëtar le të mbetet kujtim dhe dëshmi ndër breza për të treguar se çfarë Trieshi është dhe çka do të mbetet përjetë”, thuhet në pllakë,

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që personifikon kjo shqiponjë , ndoshta më e madhja në trevat e banuara me shqiptarë në Malin e Zi është prejardhja ( rrënjët) e kësaj trevë të lashtë shqiptare në kufi me shtetin amë Shqipërinë. Jo më pak e rëndësishme është edhe dashuria, atdhetaria dhe respekti që ky trieshjan ndjen dhe shpreh për rrënjët e veta, paraardhësit e tij, fisin e Trieshit dhe për kombin shqiptar në përgjithësi përmes kësaj shqiponjë. Kjo shqiponjë, simboli ynë kombëtar, ka edhe një simbolikë tjetër mjaft interesante. Njëri nga tre djemtë e tij të shënuar në pllakën e kësaj shqiponjë figuron emri Adem. Rast tepër i veçantë, i rrallë dhe i pazakontë që ndonjë kryefamiljar trieshjan të besimit katolikë t’u ketë dhënë emër myslimanësh fëmijëve të vet. Shembull i këtillë për mua pozitiv dhe i pranueshëm , në dijenin time , nuk ka ndodhur në familjet trieshjane pas përfundimit të zaptimit të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Në pamundësi të komunikoj me këtë trieshjan patriot supozoj se njërit djalë i ka dhënë emrin Adem nga dashuria e repsekti që ka ndaj ndonjërit prej dy personaliteteve të mëdha të njohura në botën shqiptare , Adem Jasharit ose Adem Demaqit. Por në asnjë mënyrë nuk pretendoj të jetë kështu. Sidoqoftë jam i sigurt se për të bërë diçka të tillë duhet të keshë shumë dashuri për kombin shqiptar pa dallim përkatësinë fetare. Gjergj Zefi e bëri këtë me aq krenari saqë meriton respektin e të gjithë shqiptarëve. Identifikimi me origjinën është gjëja më normale sot në botë. Sot shohim në televizione e mjete të tjera vizive , futbollistë, atletë, boksierë, artistë , njerëz të famshën me origjinë shqiptare dhe personazhe të njohurë të showbiz-it nëpër shtete të tjera të cilët shpalosin edhe simbolet e vendeve të tyre të origjinës. E bënë këtë po me aq edashuri sa edhe personazhi i këtij shkrimi modest, përmes të cilit nuk dëshiroj t’i thurë atij lavdi, por të tregoj se sa e fortë është lidhja emocionale ndaj vendlindjes, dhe ndaj simboleve kombëtare, edhe atëherë kur je me mijëra kilometra larg vendit të vet.

 

Next Post

Ali Ahmeti: Unë punoj për gjeneratat që vijnë, unë mbjell që ata të korrin

Bashkimi Demokratik për Integrim,  mbajti mbrëmë tubim përmbyllës për zgjedhjet presidenciale për vitin 2019  në Shkup tek ndërtesa e Filarmonisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, potencoi se jo çdo herë elektorati i partisë së tij që lëviz nga 100 deri në 150 mijë ndanë të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: