Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Gjermania: I dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si partneri më i ri i NATO-s

1 min read

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë sot uroi nënshkrimin e Protokollit aderues së Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, duke i shprehur mirëseardhje partnerit të ri të NATO-s.

“Republika e e ardhshme e Maqedonisë së Veriut është në rrugë që të bëhet aleate e NATO-s. Protokolli aderues është nënshkruar, tani presim ratifikim nga secili vend anëtar. Falë marrëveshjes për emrin midis Shkupit dhe Athinës me padurim presim që t’i dëshirojmë mirëseardhje partnerit të ri të NATO-s”, thuhet në profilin në Twitter të MPJ-s gjermane.