I sheh në ëndërr numrat e lotarisë, fiton 101 mijë dollarë

vull

Një grua e moshuar, e cila fitoi lotarinë në vlerë prej 101.600 dollarësh, pretendon se i përdori numrat e saj të fatit, të cilët i erdhën në ëndërr.

64-vjeçarja nga Baltimore i ka thënë zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se kishte filluar t’i përdorte kombinimet e numrave 4-8-11-21-27 për të luajtur në lotari rreth 24 vjet më parë, pasi ëndërroi që një burrë i erdhi  dhe i dha shifrat me fat.

Ajo bleu një tiketë që mbante këto numra për tërheqjen e datës 2 maj, dhe më vonë bleu edhe një tiketë të dytë identike pasi harroi që tashmë e kishte njërën.

Çdo kombinim i numrave e nxori atë fituese prej 50.000 dollarësh dhe përshtatjet e pjesshme të biletave të tjera që ajo kishte blerë i sollën totalin prej 101.600 dollarësh.

Zyrtarët e lotarisë kanë deklaruar se tiketa e saj e tretë fituese në vlerë prej 50.000 mijë dollarësh ende nuk është analizuar.

Next Post

PDSH me qëndrim për zgjedhjet: Rrumbullakësojmë procesin për në NATO dhe BE

“Në emër të shtabit qendror zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare falënderojmë të gjithë aktivistët dhe simpatizantët për mundin dhe angazhimin që dhanë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.”, theksoi Luan Tresi nga shtabi i PDSH. Ai shprehu faleminderim për gjithë ata shqiptarë që dolën në votime dhe kontribuan që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: