Instituti Kërkimor i Kanadasë ka ngritur akuza penale kundër Dodik për mohimin e gjenocidit

vull

Instituti i Kërkimit të Gjenocidit në Kanada (IGK) ka ngritur akuza penale për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës kundër anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

– Me veprimet e tij me qëllim të provokimit të intolerancës, përçarjes dhe urrejtjes ndëretnike, Dodik me vetëdije dhe me qëllim mohoi publikisht gjenocidin në Srebrenicë, i cili u përcaktua nga gjykimet përfundimtare të gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare. I dyshuari kështu u shkaktoi dhimbje të mbijetuarve të gjenocidit, degradoi të vërtetën gjyqësore, shkencore dhe historike për gjenocidin, nënçmoi drejtësinë dhe poshtëroi të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare – thuhej në deklaratë.

Si dëshmi e pretendimeve të bëra, IGK i dorëzoi Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dëshmi materiale për të paktën tre mohime publike të gjenocidit në Srebrenicë, thuhet në kumtesën e  IGK.

Next Post

Grubi: Po ndërtojmë ura, parqe dhe bulevarde në Shkupin tonë

Shkup, 31 Gusht – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi bashkë me Zëvendëskryeministrin Bytyqi si dhe kryetarin e qytetit të Shkupit z. Petre Shilegov dhe atë të Çairit z. Visar Ganiu dhe të Karposhit z. Stefan Bogoev, ka marrë pjesë në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: