Ish zyrtari i CIA-së: Pa ndryshimin e kufijve në Ballkan, nuk do të ketë përparim ose paqe të përhershme

vull

Derisa një çerek shekulli punoi si zëvendësshef i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) për Ballkanin, Stephen Meyer këmbënguli në pretendimet e tij se pa ndryshimin e kufijve në këtë pjesë të Evropës, nuk do të ketë përparim ose paqe e përhershme.

Pretendimet, e tij të cilat prej kohësh janë kuptuar si herezi, u aktualizuan papritmas në një dokument jozyrtar, nga një autor i panjohur, për ridefinimin e kufijve ballkanikë.Tani, këshilltari politik dhe ekonomik, Meyer, për gazetën serbe “Novosti” nga Uashingtoni, thotë se ai akuzohet se qëndron pas dokumentit në të cilin çështja në rajonin e Ballkanit zgjidhet me kufij të rinj, por menjëherë mohon pretendime të tilla.

“Në Bosnjë e Hercegovinë menjëherë më akuzuan si autor [i non-paper], por nuk kam asgjë me të. Unë gjithashtu mendoj se CIA nuk qëndron pas të ashtuquajturit ‘non – paper, sepse unë e di që kjo agjenci nuk e bën atë në atë mënyrë. Është e vërtetë, megjithatë, që kam parë shumë dokumente të ngjashme në dekadat e kaluara, kryesisht nga përfaqësues të komunitetit akademik. Unë me të vërtetë nuk e di kush është autori i këtij dokumenti. Por, është e vërtetë që kam shkruar për nevojën e korrigjimit të kufijve në Ballkan për 15 vjet me radhë”, tha Meyer, përcjell, Telegrafi.

Ai tregon se çfarë synimesh sheh prapa këtij dokumenti “misterioz” .

“Unë shoh që dikush e pa situatën në Ballkan dhe e kuptoi se mënyra se si rajoni është i organizuar tani, nuk do të jetë në gjendje të përmirësohet. BeH është një krijim i brishtë, jo një shtet i vërtetë dhe është koha që politikanët të përcaktojnë se çfarë duan për shoqërinë e tyre. Unë gjithmonë kam thënë që vetë udhëheqësit në rajon duhet të ngrenë hapur çështjen e ndryshimit, por theksoj se, në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, dhe fuqitë e tjera të mëdha, duhet të mbeten larg këtij procesi”, thotë ai.

Ish zëvendësshefi i CIA-s vlerëson se kufijtë e bazuar në etni janë zgjidhja më e mirë për Ballkanin. “Përndryshe, ato janë një burim i vazhdueshëm konflikti, sepse nuk janë ato që vërtetë e duan komuniteti politik dhe popujt. Mbaj mend që administrata e Clintonit kishte thënë një herë: “Le të mësohen të jetojnë kështu!” Por koha ka treguar se ish kolegët e mi nuk mund të zgjidhnin asgjë në vendet historinë ose kulturën e të cilave, në fakt, ata nuk e kuptojnë. Unë mendoj se është koha e duhur për të filluar procesin, pa parë pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara. Ne kemi nevojë për një udhëheqje të guximshme që do të thotë qartë dhe me zë të lartë se ‘status quo’ nuk është e mundur, sepse ajo sjell ngecje ekonomike, konflikte, urrejtje etnike dhe një kërcënim të vazhdueshëm të dhunës në Ballkan”.

Meyer ka folur edhe për idenë e Mini-Schengenit Ballkanik, duke thënë se është një hap i parë i shkëlqyeshëm që çon në bashkëpunim më të madh, “tani duhet të vazhdojmë tutje”.

Next Post

Ernest Gjoka zyrtarisht është kampion me Shkëndijën dhe kryetrajneri nuk ka fshehur kënaqësinë për arritjen me kuqezinjtë.

Kur ekipi mbyll matematikisht garën për titullin e kampionit katër xhiro para fundit të sezonit dhe skuadra e tifozeria përfshihet nga një festë e munguar në një vit turbulent e me shumë kufizime shkaku i pandemisë me Covid-19, shumë të drejtë do ketë trajneri Ernest Gjoka që preferon të festohet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: