Arelena Shala, kadete e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bazë të rezultateve të shkëlqyera gjatë studimeve në Akademinë Ushtarake Amerikane ,,West Point’’ në Nju Jork, është emëruar rreshtermajor i Komandës së Regjimentit në zingjirin komandues të kadetëve të Akademisë Ushtarake, si e vetmja kadete ndërkombëtare, në mesin e 4400 kadetëve sa ka Akademia më elitare amerikane.
Kadetët nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, janë dy kadetë të cilët kanë filluar studimet në këtë akademi në vitin shkollor 2016/2017. Certifikatën e pranimit në këtë akademi, asokohe ua pat dhënë solemnisht ambasadori amerikan në Kosovë.