Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kolonel Ahmet Ajeti diplomoi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në SHBA

1 min read
Pas studimeve intenzive njëvjeçare, oficeri i FSK-së, kolonel Ahmet Ajeti, diplomoi me sukses të lartë në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, në Fort McNair, Washington DC.
Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare është institucioni më i avancuar i edukimit të liderëve strategjik, që funksionon nën autoritetin e Kryesuesit të Shefave të Përbashkët të Shtabeve, si autoriteti më i lartë ushtarak në SHBA.
Kolonel Ajeti ka ndjekur programin njëvjeqar, me programin akademik i cili trajton temat lidhur me sfidat bashkëkohore dhe çështjet strategjike të sigurisë.
Paralelisht me diplomën e edukimit profesional ushtarak, Kolonel Ajeti ka diplomuar edhe në gradën Master në Shkencat e Strategjisë së Sigurisë.
Në ceremoninë e veçantë, diplomën i dha Zv. Kryesuesi i Shefave të Përbashkët të Shtabeve, Christopher W. Grady, i shoqëruar nga President i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Gjenerallejtnant Michael Plein si dhe Ambasadorja Greta Holz nga Kolegji i Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare.
Ky shkollim është mundësuar me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.