Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale dhe BFI, në prag të festës së Kurban Bajramit mobilizohen për të ruajtur ambientin.

vull

Të ndodhur në prag të festës madhështore të Kurban Bajramit duke e ditur se parësore gjatë kësaj dite festive është realizimi i prerjes së kurbanit, bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani, Myftiun e Qytetit të Shkupit Qenan Ismaili dhe kryetarin e Shoqatës “Esnafi” Bejtulla Morina u mobilizuam për të realizuar në rradhë të parë pastrim gjeneral të territorit, por mbi të gjitha e pamë të arsyeshme të ju drejtohemi për t’ua përkujtuar edhe një parim tjetër fetar – përkujdesin ndaj pastërtisë së ambientit jetësor.

Duke e prerë kurbanin ashtu siç na mësojnë normat fetare është shumë me rëndësi të përkujdesemi që mbetjet e tij të hudhen në vende adekuate të cilat sot bashkë i përcaktuam.

Lokacionet ku qytetarët do të mund të hudhin mbetjet e kurbanit në shportat e veçanta që do të vendosen në territorin e Komunës së Çairit janë:

1. Parkingu në kompleksin tregtar Çairçanja
2. Në afërsi të Shkollës Fillore “Teffejuz”
3. Në kryqëzimin e rrugëve “Dizhonska” me rrugën “Vukovarska”
4. Në pikëlidhjen e rrugës Dizhonska me rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Bëhu edhe ti misionar i së mirës së përgjithshme që ditët festive të Kurban Bajramit ti përjetojmë me dinjitet e gëzim.

Next Post

Ja sa miliona euro harxhohen për dasma në Tetovë

Meqe kohet e fundit ka diskutim qe Pollogu varferohet, ja nje argument qe tregon te kunderten. Parate qe harxhohen per darsma ne Pollog: Sallone per darsma ne Gostivar: total ka 30 ne GV (martesa) +30 (syneti, petka, lindja e djalit, mevlude)= 60 evente ne nate. 60 x 40 evente ne […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: